Greqi, arrestohet nje person per vrasjen e 40-vjecarit Pellumb Islami nga Delvina.
Mesohet se ne pranga ka rene nje 23 vjecar shqiptar, i cili eshte paraqitur sot ne 12.30 ne stacionin policor te Kipselit ku edhe u arrestua.
Ai eshte nje nder 7 personat per te cilet eshte leshuar urdher arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur ne nje lokal ne “Nea Ionia” ne Athine u ekzekutua 40 vjecari nga Delvina.
Hetimet kane zbuluar se ate nate ndodhi nje shkembim zjarri pas nje debati me nje grupi kriminal shqiptar qe vepron ne Greqi me nje shtetas qe ndodhej ne tavoline me Islamin.
Nje nder personat qe eshte ende ne kerkim eshte dhe kreu i grupit kriminal, 34 vjecari nga Fieri, Elis Salaj.