Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti

Klubi Sportiv Butrinti ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Artan Meçani si trajnerin e ri të ekipit për sezonin e ardhshëm, duke sjellë një emër të njohur për qytetin, por kësaj here në një rol të ri dhe të rëndësishëm.

 

Artan Meçani rikthehet në shtëpi në krye të skuadrës Butrinti

 

Artan Meçani nuk është një emër i panjohur për sportdashësit e Sarandës. Karrierën e tij si futbollist e nisi pikërisht në fushën e Butrintit, ku hodhi hapat e parë si lojtar profesionist. Më pas, aventura e tij vazhdoi në Greqi, ku u aktivizua me disa ekipe vendase, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat dhe përkushtimin e një sportisti të formuar në Sarandë.

Sot, ai rikthehet në qytetin e tij për të marrë drejtimin e ekipit të parë, me misionin për të sjellë frymë të re, disiplinë dhe ambicie në stolin e Butrintit.

 

“Me një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar si trajner dhe njohës i shkëlqyer i lojës, Artan Meçani vjen për të sjellë risi në skuadrën tonë,” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Objektivi i përbashkët mes klubit dhe trajnerit është ndërtimi i një ekipi konkurrues, i mbështetur te talentet vendase dhe filozofia e një loje moderne. Një vizion që përkon plotësisht me filozofinë e Meçanit, i cili gjithmonë ka treguar vlerësim dhe besim ndaj brezit të ri.

 

Klubi i Butrintit e ka mirëpritur zyrtarisht trajnerin Meçani në familjen blu, duke i uruar suksese në këtë aventurë të re, që nis me shumë pritshmëri nga tifozët dhe dashamirësit e futbollit në qytetin bregdetar.

Mirësevjen në familjen Butrinti, trajner!” – shkruhet në faqen zyrtare të Klubit Sportiv Butrinti

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon