Atentati mafioz: Në shënjestër 2 persona nga Saranda, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

atentati mafioz

Atentati mafioz: Në shënjestër 2 persona nga Saranda, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Thrakomakedonen në Athinë mesditën e së dielës, ku dy shqiptarë u qëlluan me armë zjarri jashtë një kafeneje, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:15, në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous 65 dhe Komotinit. Sipas informacioneve të para, viktima është Irakli Davella, 47 vjeç, me origjinë nga Mesopotami, ndërsa i plagosuri është Edi Lolo, 46 vjeç.

 

atentati mafioz

Detajet e ngjarjes

 

Irakli Davella humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Lolo është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plagë nga armë zjarri në kokë dhe bark.

Davella, megjithëse shqiptar, posedonte një kartë identiteti greke që prej vitit 2009 dhe më parë kishte qenë i përfshirë në aktivitete të grupeve kriminale të njohura si “grupe të natës”.

Sipas të dhënave paraprake, Davella ishte pronar i një lokali në Peristeri dhe gjatë verës operonte me biznesin e makinave me qira në ishujt grekë. Ai raportohet të ketë mbajtur marrëdhënie të afërta me persona të lidhur me mafian greke.

Ndërkohë, Edi Lolo, i cili është i plagosuri, kishte mbërritur në Greqi nga Dubai vetëm pak ditë para sulmit.

 

Sulmi dhe autorët

 

Autorët dyshohet të kenë përdorur një makinë të vjedhur më herët gjatë ditës për të kryer sulmin. Kjo tregon një planifikim të mirëfilltë të ekzekutimit. Automjeti u përdor për të goditur shënjestrat dhe më pas është braktisur.

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të gjerë për zbardhjen e ngjarjes. Hetimet po përqendrohen tek rrethi personal, profesional dhe mjedisi i shoqërueshëm i dy personave të shënjestruar.

 

Mënyra e veprimit, përdorimi i një makine të vjedhur dhe informacionet për lidhjet e viktimës me grupet kriminale, sugjerojnë një ekzekutim mafioz të mirëorganizuar. Forca të shumta policore po punojnë për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur motivet e këtij krimi të rëndë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon