Një incident me të shtëna ka ndodhur pasditen e së hënës në Loutsa, konkretisht mes rrugëve Arionos dhe Acropoleos. Siç u bë e ditur deri më tani janë 6 të vdekur. Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën si dhe EKAV-në.Burime policore flasin për larje hesapesh.
Në informacionet e para thuhet se personat e përfshirë në masakër janë romë, por pak më vonë u bë e ditur se mund të ishin grupe rivale të mafiozëve shqiptarë. gëzhojat e gjetura i përkasin një pistolete 9 mm. Pesë të vdekur u gjetën në një makinë me targa gjermane dhe një tjetër jashtë makinës. Të shtënat me sa duket kanë qenë drejtuar makinës së caktuar me targa të huaja.
Autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e autorëve, ndërsa mësohet se janë në kërkim të një makine Ford me ngjyrë të zezë.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE