Auron Tare ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Kulturës për dëgjesën që pritet të zhvillohet për të ardhmen e Butrintit.
Në këtë vend ku mjekët vrasin të sëmurët nuk ka mbetur më asgjë për tu suprizuar.
Megjithatë kur lexon një poster të tillë të paktën ne që merremi me Trashëgiminë Kulturore e kuptojmë se sa poshtë ka rënë ky Institucion i rëndësisë Kombëtare. Lexoni posterin qe ka nxjerre Ministria e Kultures dhe ku ka edhe logot e disa Institucioneve te tjera qe do te kryejne administrimin e Butrintit ne emer te popullit shqiptar.
Lexoni se cfarë injorantësh janë këta zyrtare dhe do te kuptoni se shkatërrimi i Institucioneve të Trashëgimisë me sa duket bëhet me një qëllim të caktuar.
Ministria e Kulturës, BMF ( që tingellon si ai stacioni i kengeve kitch me çingije) dhe ca të tjerë e quajnë Teatrin Antik të Butrintit një Teatër Kombëtar.
NË NJË INTERVISTË AURON TARE THOTË SE NË HYRJE TË BUTRINTIT DO TË NDËRTOHET NJË OBJEKT JAPONEZ
VIDEO