Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin D.P me detyrë inspektor në pikën kufitare të Borshit, i cili humbi kontrollin e automjetit ditën e djeshme në hyrje të rrugës së 5-të në Sarandë dhe u aksidentua.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, efektivi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Ndaj inspektorit të policisë kufitare të Borshit, rëndon akuza për veprën penale “Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”.
Please follow and like us: