Sot pasdite, një incident ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Livadhja, pranë fshatit Fanar. Një automjet ka marrë flakë, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe kalimtarëve të zonës. Zjarrfiksja ka mbërritur në vendngjarje, por për fat të keq nuk ka arritur të shmangë djegien e plotë të automjetit.
Automjeti, i cili ishte në lëvizje në momentin e shpërthimit të zjarrit, u përfshi shpejt nga flakët. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga ky incident, pasi shoferi ka arritur të largohet nga automjeti në kohë.
Forcat zjarrfikëse, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk arritën të kontrollojnë zjarrin për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Mjeti është djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Ky incident ngre edhe një herë alarmin për rëndësinë e mirëmbajtjes së rregullt të automjeteve dhe mbikëqyrjen e kushteve teknike të tyre.