Bojkotit të seancave gjyqësore i janë bashkuar edhe avokatët në Sarandë.
Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarandës do të vazhdojë funksionimin normal, por avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër.
Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët u shpreh Merdan Nora, përfaqësues i Dhomës së Avokatisë Sarandë.
VIDEO
Please follow and like us: