spot_img

Babai dërgon vajzat në jetimore: S’i mbaj dot me bukë

Një histori rrëqethëse kjo e Manuel Rrapushit, një nga banorët e fshatit Qafzes në rrethin e Kolonjës, i cili po përballet vështirësitë ekonomike.

32-vjeçari është prind i dy vajzave të vogla, të cilat jetonin me babain e tyre, por pas divorcit nga nëna që vendosi të braktiste vajzat, ai u detyrua që pas tërmetit të qershorit 2019 t’i çonte në jetimoren e Korçës.

“I kam dy vajza, njërën e kam 5 vjeç dhe tjetrën e kam 3 vjeç dhe i kam dërguar në jetimoren e Korçës. Ra tërmeti dhe nuk kisha se ku t’i mbaja. Kisha një plak të sëmurë dhe plaku ngaqë ka qëndruar në çadër ka ndërruar jetë”, ka thënë 32-vjeçari.

32-vjeçari Rrapushi akuzon Bashkinë e Kolonjës, për ndërprerjen e ndihmës ekonomike.

“Bashkia më ka thënë që do të më gjejë punë. Asgjë deri më sot. Dhe një ndihmë ekonomike 35 mijë lek që kishim na e kanë ndërprerë, dhe na thonë tani 18 mijë lek, me ato lek nuk mund të shkosh deri në Korçë. Ishalla Zotit bëhet diçka, por me këtë kryetar bashkie që kemi vetëm premtime ka, por asgjë nuk është bërë. Më mirë të iki se të rri”, -ka treguar Rrapushi.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial