Babai i 4 fëmijëve rrëzohet nga ulliri, transportohet me helikopter në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një 46-vjeçar, Blerim Lika, ka mbetur i plagosur rëndë pas një rënie fatkeqe nga një ulli. Ky baba i katër fëmijëve, origjinë nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, po vjelte ullinj në pronën e tij kur ndodhi aksidenti tragjik.

 

Rënia e tij ka rezultuar me fraktura të rënda, duke e detyruar dërgimin e menjëhershëm në Spitalin e Sarandës. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e tij ishte e rënduar, duke kërkuar një trajtim më të specializuar.

 

Për këtë arsye, Blerimi u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tij.

 

Familja e tij, e cila tashmë po përballet me dhimbjen dhe shqetësimin e kësaj ngjarje tragjike, është në pritje të lajmeve të mira për shëndetin e tij. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon