Babai i zhytëses që humbi jetën në Sarandë: Nuk largohem derisa të vendoset drejtësia – VIDEO

George Gannon, babai i zhytëses që humbi jetën në Sarandë: Nuk largohem derisa të vendoset drejtësia.

VIDEO

Babai i Zhytëses: – Vajza ime erdhi këtu. Ajo po udhëtonte nëpër Evropë dhe erdhi këtu për një ditë, për të kryer një përvojë zhytjeje, dhe kështu bëri, ndonëse ishin këta dy shkëmbinjtë jashtë në det dhe dukshmëria në atë ditë të caktuar ishte vetëm 30% dukshmëri. Edhe një ditë më parë ishte vetëm 30% dukshmëri, kështu që shkolla që duhej të ishte një ditë më parë, u bashkua me të njëjtën shkollë ose të njëjtën klasë atë ditë dhe nga 8 zhytës që duhet të ishin, ishin 16 zhytës, çka do të thotë që e mbingarkoi situatën aktuale në fjalë dhe, dhe, epo ajo vdiq, ajo vdiq.

Gazetarja: – Ishte ajo, vajza juaj, një zhytëse me përvojë?

Babai i Zhytëses: – Po ishte. Ajo zhytej. Ajo ishte një zhytëse e kualifikuar nga PADI (Shoqata Profesionale e Instruktorëve të Zhytjes). Ajo është zhytur në Zelandën e Re, Australi, Amerikën e Jugut, Kanada, në Angli. Ajo kishte shumë vite përvojë zhytjeje.

Gazetarja: – Pra, me shumë përvojë?

Babai i Zhytëses: – Me shumë, shumë përvojë, po, me shumë përvojë.

Gazetarja: – Kishte ndonjë problem shëndetësor apo?

Babai i Zhytëses: – Jo, ajo ishte 100% e shëndetshme. Me sa duket kishte, ishin dy raportime të mjekëve, një nga Shqipëria dhe një nga Anglia, sepse, padyshim që ne morëm fluturimin për t’u kthyer në Angli dhe ato raportime thoshin se ajo nuk kishte asnjë lloj problemi shëndetësor, ishte plotësisht e shëndetshme.

Gazetarja: – Mirë, pse zgjodhi Beki Qendrën e Zhytjes “Spiranca” në Sarandë?

Babai i Zhytëses: – Ajo zgjodhi këtë shoqëri sepse, ajo, ajo kërkoi në internet në Angli për një, për përvojën dhe pikërisht kjo shoqëri reklamohej se ishte e vetmja, e vetmja qendër zhytjeje në Sarandë që ishte liçencuar nga qeveria për të, për të marrë njerëzit në përvoja zhytjeje, kështu që sigurisht, duke qenë vajza ime, duke qenë Beki, ajo është shumë e kujdesshme për mënyrën se si i trajton gjërat, kështu që me reklamimin e kësaj shoqërie si e mbështetetur nga qeveria, ajo mendoi se kjo do të ishte shoqëria më e mirë ku të shkonte dhe, dhe rezultoi se ishte, rezultoi se ishte e gabuar.

Gazetarja: – Pra, ajo besonte se Qendra e Zhytjes “Spiranca” ishte një shoqëri profesionale?

Babai i Zhytëses: – O, po, ajo e besonte shumë këtë, sepse pa, shqyrtoi shumë, shumë shoqëri dhe kjo shoqëri, kjo shoqëri që nxorri vajzën time, reklamohej për të gjithë botën, se janë e vetmja shoqëri në Sarandë që është e liçencuar nga qeveria për të, për të marrë njerëz dhe ata reklamonin gjithashtu që në, në faqen e internetit mos u, mos u tallni nga ndonjë shoqëri tjetër, se kjo është e vetmja shoqëri që qeveritë mbështesin, për të marrë njerëz në përvoja zhytjeje.

Gazetarja: – Po. Përse jeni këtu në Sarandë dhe sa kohë keni që jeni këtu?

Babai i Zhytëses: – Epo, unë jam këtu për të, jam këtu për të marrë drejtësi për vajzën time, padyshim, sepse është shumë, shumë e rëndësishme për mua dhe familjen time pas, në Angli. Ne jemi ndarë tani që nga shtatori, sepse unë jam këtu që prej shtatorit.

Gazetarja: – Në rregull.

Babai i Zhytëses: – Humba Krishtlindjet me familjen time, humba Vitin e Ri me familjen time. Jam kthyer në Angli një ose dy herë vetëm sa për të përshëndetur fëmijët e mi të tjerë, por unë, kam qenë këtu për 8 muaj tani dhe në tetë muajt e të qenit këtu, ende nuk kam asnjë të dhënë apo ide se çfarë i ndodhi vajzës time. Kam pritur e pritur dhe i kam bërë pyetje policisë, i kam bërë pyetje qeverisë së Shqipërisë dhe, dhe deri më sot nuk kam ende asnjë cope të vetme letre, që të tregojë madje se vajza ime ka vdekur.

Gazetarja: – Oh, çfarë prisni të arrini duke qenë këtu në Sarandë, për këtë situatë?

Babai i Zhytëses: – Epo mirë, gjëja e parë që duhet të arrij është se çfarë ndodhi me vajzën time, sepse fëmijët e mi të tjerë, mbrapa në Angli, janë shumë, shumë …, nuk patëm zgjidhje. Kanë kaluar tetë, tetë muaj tani, nuk patëm asnjë lloj zgjidhjeje. Fëmijët e mi në Angli ende nuk kanë një zgjidhje, kështu që gjëja më e rëndësishme për mua dhe familjen time në Angli, është të marrim një lloj zgjidhjeje, por arsyeja kryesore që jam këtu tani është, sepse dua të sigurohem dhe nuk do të largohem derisa të ndodhë, dua të sigurohem që Shqipëria do ta shikojë këtë situatë dhe që vdekja e vajzës time, në këtë mënyrë, do të ndihmojë të gjithë njerëzit që vijnë në Shqipëri, për të përjetuar sportet ekstreme.

Gazetarja: – Çfarë konstatoni se mungon këtu?

Babai i Zhytëses: – Çfarë konstatoj se?

Gazetarja: – Çfarë konstatoni se mungon këtu, si sigurimi apo përvoja?

Babai i Zhytëses: – O Zot, çfarë konstatoj se mungon, epo ajo që konstatoj se mungon është që, që thjesht nuk ka, nuk ka legjislacion që të shprehet për ndonjë gjë, nuk ka sigurim. Zbulova se shoqëria s’ka sigurime, s’ka shëndet dhe siguri. Nuk ka udhëzim, nuk ka udhëzim dhe më duket se, më duket se duhen situata si kjo për të zgjuar qeverinë.

Gazetarja: – Po.Babai i Zhytëses: – Për të thënë o Zot, o Zot, duhet, duhet të bëjmë diçka për këtë, por pas tetë muajsh, ende, ende nuk ka asgjë, nuk ka asgjë, nuk ka asgjë, asgjë fare, kështu që do të qëndroj këtu për aq kohë sa duhet, për t’u siguruar se nëse vijnë njerëz nga Franca, Gjermania, Amerika, Kina, çfarëdo, që të paktën vajza ime vdiq për të shpëtuar të tjerët.

Gazetarja: – Po.

Babai i Zhytëses: – Dhe unë do të qëndroj këtu për të ndryshuar, për të ndryshuar legjislacionin, ligjet në, në këtë vend, për t’u siguruar që kur njerëzit vijnë këtu për të pushuar dhe për të përjetuar një zhytje, ata, ata ndihen të sigurt dhe janë të sigurt, sepse vajza ime nuk ishte e sigurt.

Gazetarja: – Jo.

Babai i Zhytëses: – Ajo nuk ishte e sigurt.

Gazetarja: – Si e mendoni reagimin për këtë rast, kur ju telefonuan për këtë situatë, se Beki kishte ndërruar jetë? Si mendoni se u kujdes policia për ju dhe prokurori?

Babai i Zhytëses: – Është një pyetje shumë e vështirë për t’iu përgjigjur sepse prokurori, epo nuk pati fare përgjigje në atë moment.

Gazetarja: – Asnjë afat kohor fare?

Babai i Zhytëses: – Jo, jo, jo, kam, kam, kam kaluar shumë e shumë orë në komisariate policie dhe, dhe fola me shefin e policisë në Sarandë. M’u desh të kthehesha në Angli, sepse pata një dëmtim dhe ndërsa isha në Angli, shefi i policisë (m’u deshën ndoshta dy deri në tre muaj që të arrija ta bëja atë ta kuptonte situatën time), kur e pata pastaj më në fund në anën time për të punuar faktikisht me mua, ai u transferua atëherë në një qytet tjetër, muajin e kaluar, kështu që kur u ktheva, ai nuk është këtu, pra është sikur duhet të filloj përsëri nga e para.

Gazetarja: – Pra ndiheni disi i vetmuar dhe i braktisur?

Babai i Zhytëses: – Oh, kam, kam qenë vetëm për tetë muaj.

Gazetarja: – Po.

Babai i Zhytëses: – Dhe jo vetëm kaq, dua të them.

Gazetarja: – Dhe asnjë informacion.

Babai i Zhytëses: – Asnjë informacion çfarëdo. Kur ai u zhduk në një qytet tjetër, të duhet të fillosh përsëri nga e para. Unë kam qenë këtu për tetë muaj dhe është, mendoj në këtë, në këtë fazë, vetëm e vetëm në Shqipëri është që kam nxjerrë 25 000 euro, të gjitha nga xhepi, vetëm për të parë se çfarë i ndodhi vajzës time dhe unë as që nuk e di se për sa, sa gjatë do të vazhdojë, pra tashmë është 25 000 Euro

Gazetarja: – Po.

Babai i Zhytëses: – që unë i kam nxjerrë nga xhepi.

Gazetarja: – Po.

Babai i Zhytëses: – Po, edhe biznesi im në Angli është cënuar gjithashtu, sepse, unë, unë jam këtu.

Gazetarja: – Po, sigurisht.

Babai i Zhytëses: – Pra, çdo ditë më ka kushtuar shumë, shumë para.

Babai i Zhytëses: – Dhe unë, dhe unë mora vesh nga një burim shumë i mirë se, se pronari i shoqërisë së zhytjes, është jashtë nga burgu, me kusht, për një shumë mjerane prej 1.5 milion lekë.

Gazetarja: – Lekë, po.

Babai i Zhytëses: – Dhe, dhe, dhe kjo…

Gazetarja: – Si të bën të ndihesh?Babai i Zhytëses: – Të zemëron shumë.

Babai i Zhytëses: – Sepse unë kam paguar tashmë katër apo pesë herë më shumë se kaq, vetëm për të qenë këtu, për të zbuluar se çfarë i ndodhi vajzës time. Dhe ai ende ecën rrugëve, i ka akoma të gjitha bizneset në këtë vend, në Sarandë, po? Dhe biznesi im në Angli është cënuar, sepse unë duhet të jem këtu, për të zbuluar se çfarë i ndodhi vajzës time.

Gazetarja: – Pse është kaq e rëndësishme për ju që të qëndroni këtu gjatë këtij procesi?

Babai i Zhytëses: – Është shumë e rëndësishme për mua sepse, çdo, çdo baba, çdo baba që ka, që ka humbur vajzën e tij do të bënte të njëjtën gjë. Unë dhe vajza ime ishim shumë, shumë të afërt, shumë, shumë të afërt. Dhe e njëjta gjë me fëmijët e mi të tjerë, ne jemi një familje shumë e lidhur. Ajo erdhi këtu me pushime, dhe në fakt më telefonoi mëngjesin e ditës, para situatës dhe më tha se po shkonte në këtë, në këtë përvojë zhytjeje dhe unë i thashë asaj “ki kujdes”.

Babai i Zhytëses: – Dhe ajo ishte gjëja e fundit, ato ishin fjalët e fundit që i thashë ndonjëherë. Ishin fjalët e fundit. Kjo është, kjo është arsyeja kryesore, sepse kam nevojë, kam nevojë për drejtësi, kam nevojë për drejtësi.

Gazetarja: – Dhe zgjidhje.

Babai i Zhytëses: – Dhe zgjidhje, por kryesisht kam nevojë për drejtësi për atë që i ndodhi vajzës time.

Gazetarja: – Dhe ndryshimin e rregullave për të ardhmen.

Babai i Zhytëses: – Po, sepse nëse, nëse është dashur, nëse është dashur humbja e njërit prej fëmijëve të mi për të ndryshuar mendimet e shqiptarëve, atëherë ka një arsye për këtë, por nëse, nëse asgjë nuk ndryshon ndonjëherë, ajo vdiq për asgjë, ajo vdiq për asgjë. Arsyeja e dytë që do të qëndroj këtu dhe, dhe do të përballem me situatën është sepse duhet tani, duhet tani, në emër të vajzës sime, duhet të bëj dhe mbroj të gjithë njerëzit e tjerë që vijnë këtu, për këtë përvojë. Dhe ata duhet, duhet të vijnë në Shqipëri, duhet të vijnë në Sarandë, duke e ditur që kur të vijnë këtu, do të jenë të sigurt, ngaqë vajza ime mendonte se ishte e sigurt, sepse kjo shoqëri reklamohej se ishte e vetmja shoqëri në Sarandë që, që mbështetet nga qeveria, në rregull?

Dhe, dhe tani ne zbuluam, gjatë, gjatë, gjatë tetë muajve të fundit se, kjo nuk bën ndonjë ndryshim. Ju mund të jeni gjithashtu një shoqëri kaubojsh, sepse nuk ka, nuk ka legjislacion, nuk ka ligje. Ju thjesht, në parim, merrni njerëz në varkën tuaj dhe nëse ndodh diçka, është si të thuash “O Zot, na vjen keq”. Dhe të ardhurit keq nuk ma kthen vajzën.

Please follow and like us:
fb-share-icon