Balona merr flakë në ajër, ka viktima (VIDEO)

Tragjedi në Brazil: Tetë të vdekur pasi një balonë u përfshi nga flakët dhe u rrëzua mbi një qendër shëndetësore

 

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën të shtunën në qytetin Praia Grande, në jug të Santa Catarina, pasi një balonë me ajër të ngrohtë u përfshi nga flakët gjatë fluturimit dhe u rrëzua mbi një qendër shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake nga Departamenti i Zjarrfikësve, në bord ndodheshin 21 persona, përfshirë edhe drejtuesin e balonës. Nga këta, 13 persona arritën të mbijetojnë.

Të mbijetuarit u transportuan menjëherë në spitalet më të afërta nga ekipet e zjarrfikësve dhe Shërbimi i Kujdesit të Emergjencave Mobile (SAMU). Autoritetet kanë deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar viktimat, ndërsa personat e plagosur po marrin trajtim mjekësor.

Please follow and like us:
fb-share-icon