Banorë dhe biznese në rrugën Jonianët shprehen në Saranda Web se kanë 3 ditë pa ujë.
Sipas tyre, pavarësisht se janë ankuar për këtë problem, nuk marrin asnjë përgjigje për shkakun e ndërprerjes së ujit dhe se kur mund të kenë ujë përsëri.
Saranda është shpallur nga Forbes si një nga 15 tregjet e Krishtlindjeve për 2023 dhe bizneset po përgatiten për një fluks të madh turistik edhe në dimër.
Të kontaktuar nga Saranda Web zyrtarë të Ujësjellës Kanalizime shprehen se prej 3 ditësh po kryehen punime dhe se problemi do të zgjidhet brenda ditës së sotme.
Please follow and like us: