Banorë të “Rrugës 5” ankesë në Saranda Web: Përse nuk ndërtohen shkallët?!

Pershëndetje Saranda Web

Jam një banor i rrugës “Gjergj Araniti” ose siç njihet Rruga e Pestë dhe dua të shpreh një ankesë drejtuar bashkise Sarandë për një problematikë që është edhe e 500 banorëve të tjerë.

Premtimi i dhënë për ndertimin e shkalleve lidhëse te rrugës se 4-të me rrugën e 5-të në krah të lokalit “VIVE MARE” nuk është mbajtur. Po torturohen njerëzit duke bere nga 3 km rrugë për të zbritur në bulevard. Gjithashtu këto shkalle do i japin edhe nje frymë lehtesimi trafikut që krijohet kur marrin makinat për të zbritur ne qytet. I bëjmë thirje bashkise Sarandë te marri masat sa me shpejt.

Nënkryetari dhe kryetari kanë ardhur mbi 2-3 herë por nuk e dimë përse n’a kanë lënë ne mëshirë të fatit.

Përse paguajmë taksa e detyrime dhe shërbimet nuk i marrim?!

Please follow and like us:
fb-share-icon