Banorët e Bajkaj 10 ditë pa ujë, përgjigjja e Ujësjellësit: S’kemi ç’të bëjmë, është tharë burimi
Banorët e fshatit Bajkaj, në bashkinë Delvinës, po përballen me një mungesë të thellë të ujit të pijshëm prej më shumë se një muaji, drërsa prej 10 ditësh uji mungon plotësisht. Sipas tyre, rreth 500 familje në këtë zonë po përballen me mungesë të plotë të furnizimit me ujë.
Një banor i fshatit Bajkaj, që kërkoi të mbetet anonim, tha:
“Kemi 10 ditë pa asnjë pikë uji dhe asnjë zgjidhje nuk po na ofrohet. Na thonë se burimi është tharë dhe se nuk kanë çfarë të bëjnë. Si është e mundur që në vitin 2024 të lihen kaq shumë familje pa ujë për një kohë kaq të gjatë? Jemi të pafuqishëm përballë kësaj situate dhe zgjidhje e vetme për ne është Saranda Web.”
Mungesa e ujit ka ndikuar rëndë në jetesën e përditshme të banorëve, të cilët kanë kërkuar ndihmën e institucioneve për zgjidhjen e situatës. Deri më tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet për shkaqet specifike të problemit apo masat që do të ndërmerren.
Banorët shprehen se situata është kthyer në një krizë të vërtetë dhe i bëjnë thirrje Bashkisë Delvinë të kërkojë nga Ujësjellës Kanalizime Sarandë sha.apër veprim të menjëhershëm.
Saranda Web do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe të raportojë zhvillimet e mëtejshme për këtë situatë emergjente.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb