Banorët ankohen për mungesën e ujit prej 3 ditësh dhe kërkojnë zgjidhje

UJËSJELLËS KANALIZIME SARANDE BANORËT

Berdenesh: Banorët ankohen për mungesën e ujit prej 3 ditësh dhe kërkojnë zgjidhje

 

Banorët e fshatit Berdenesh kanë ngritur zërin për problemin e vazhdueshëm të mungesës së ujit të pijshëm, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga bashkia dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit. Përmes një denoncimi drejtuar redaksisë sonë, një prej banorëve shprehet se, edhe pse kanë kaluar tre ditë pa ujë, askush nuk ka marrë masa për të zgjidhur situatën.

 

UJËSJELLËS KANALIZIME SARANDE BANORËT

 

“Ndërmarrja e Ujësjellësit nuk mban përgjegjësi kur mungon uji, por në fund të muajit kërkon pagesat njësoj, pa marrë parasysh problemet tona. Jemi të detyruar të blejmë ujë, dhe një bot uji na kushton 40 mijë lekë, një kosto e papërballueshme për shumë prej nesh,” shkruan banori.

 

Ai thekson se pavarësisht ankesave, nuk ka asnjë reagim nga autoritetet. “Presim gjithë ditën dhe gjithë natën, por uji nuk vjen. Ndërkohë, kur është puna për gjoba apo ndëshkime, këto aplikohen menjëherë,” shton ai.

 

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Sarandë dhe institucioneve përkatëse të marrin masa për të siguruar furnizimin e rregullt me ujë, duke kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem që i ka prekur rëndë.

 

Saranda Web do të ndjekë nga afër këtë situatë dhe do të informojë për çdo reagim apo veprim nga autoritetet.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon