Pershendetje Saranda Web
Jemi banore te Nivices dhe duam te denoncojme nje ngjarje te ndodhur ne dt 25 Dhjetor rreth ores 10 : 00, kemi shkuar per te kryer Ritet tona, te Moçme te besimit Kristian, poshte ne fushe, tek Kisha e Shen Dhimitrit, e cila daton prej vitit 1355, por tek Porta e Kakomes jemi Ndaluar per te disaten here.
Porta e cila ndodhet ne mes te rruges Sarande – Kakome, deri ne buze te Detit, kjo e fundit, ka qene dhe eshte Prone Eksluzive e A.RR.SH, Autoriteti Rrugor i Shqiperise, nje nga qindra rastet ku perveç Prones Private apo ato Shteterore, ku zaptohen edhe Rruget, si ju do qejfi Individeve te Fuqishem, (Oligarkve), pasi keta mbeshteten me Mosvepime/Veprime, nga Segmentet te Insitucioneve te Shtetit tone, te cilat mbyllin te dy syte.
Paligjshmeria ka arritur deri ne ate pike, saqe Individet nuk pyesin per asgje absolutisht, duke Shkelur me te dyja kembet Sovranitetin dhe Dinjitetin Njerezor, duke ju falenderuar per ndihmesen tuaj.