Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web: Na kanë vjedhur koshat dhe na mbyti pisllëku

Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web Na kanë vjedhur koshat dhe na mbyti pisllëku

Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web: Na kanë vjedhur koshat dhe na mbyti pisllëku

 

Banorët e lagjes Berdenesh në Sarandë po përballen me një situatë alarmante për shkak të zhdukjes së koshave të plehrave në zonë. Sipas denoncimit të mbërritur në Saranda Web, koshat mungojnë prej katër ditësh, dhe mbeturinat janë shpërndarë në rrugë, duke shkaktuar ndotje dhe një aromë të padurueshme.

 

Banorët e Berdeneshit ankesë në Saranda Web Na kanë vjedhur koshat dhe na mbyti pisllëku

 

❝ Nuk dihet nëse koshat janë vjedhur apo hequr nga autoritetet, por askush nuk ka marrë masa për pastrimin e zonës apo rikthimin e koshave. Ndodhemi përballë një rreziku serioz shëndetësor, sidomos për fëmijët tanë. Sëmundjet dhe mikrobet janë në pragun e shtëpive tona! Kjo nuk është normale në vitin 2025! ❞ – shprehen banorët.

 

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Sarandë dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për pastrimin e zonës dhe vendosjen e re të koshave të mbeturinave, për të shmangur një situatë të rrezikshme higjieno-sanitare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon