Banorët e Lagjes Nr. 4 në Kodër Apelojnë: Shtylla e Ndriçimit Rrezikon Jetën e Kalimtarëv
Një shqetësim i rëndësishëm vjen nga një qytetare e lagjes nr. 4 në Kodër, e cila ka ndarë situatën alarmante që po përballet komuniteti i saj. Sipas saj, para katër ditësh një makinë e madhe ka goditur një shtyllë ndriçimi, duke e dëmtuar rëndë.
Pavarësisht se OSHE ka deklaruar se do të ndërhyjë për ta rregulluar, deri më tani asnjë masë nuk është marrë, dhe java po përfundon. Banorët janë përpjekur me mjete primitive ta lidhin shtyllën për të parandaluar rrëzimin e saj, por moti i keq mund ta përkeqësojë situatën.
“Ajo çfarë e bën edhe më shqetësuese këtë situatë është fakti që poshtë shtyllës kalojnë fëmijë, të moshuar dhe nëna me karroca. Për më tepër, mbi të janë të varura tela të tensionit të lartë, të cilët lidhen me kabinën,” – tha qytetarja e shqetësuar.
Banorët i bëjnë thirrje OSHE-së që të ndërhyjë urgjentisht për të rregulluar këtë situatë emergjente, duke shmangur rrezikun për jetën dhe pronat e qytetarëve. Indiferenca ndaj rasteve të tilla mund të sjellë pasoja të rënda për komunitetin.
Saranda Web do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe të informojë qytetarët për veprimet e ndërmarra.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb