Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri”
Banorët e fshatit Metoq i janë drejtuar sërish Saranda Web me një ankesë: dërrasat e urës, që lidh lagjen me pjesën tjetër të zonës, po dëmtohet përsëri.
Vetëm katër muaj më parë, pas publikimit në Saranda Web, u bë një ndërhyrje për riparimin e saj, por dëmtimet janë rikthyer. Drasat janë çarë dhe lëvizin nën peshën e automjeteve, duke rrezikuar kalimtarët.
“E riparuan, por tani po shkatërrohet përsëri. Çdo ditë kalojnë fëmijë dhe makina — është e rrezikshme,” shprehen banorët.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje të qëndrueshme për urën.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









