Reth 40 familje në rrugën “Isa Boletini” në qendër të Ksamilit ankohen për mungesë investimesh në infrastrukturën rrugore. Pavarësisht se kjo rrugë është një ndër segmentët rrugorë më të vjetër të Ksamilit, rruga vijon të mbetet në gjendje të mjerueshme.
Megjithë ankesat e përhershme të tyre, banorët shprehen se nga ana e institicioneve ka munguar vëmendja ndaj tyre, ndonëse ata janë taksapagues të rregullt.
Në këtë segment rrugor vitet e fundit janë ndërtuar edhe shumë njësi akomoduese për pushues, por pluhuri që krijohet përgjatë verës është shqetësues, ndaj banorët apelojnë për asfaltimin e rrugës përpara fillimit të sezonit të ri veror.
VIDEO
Please follow and like us: