Banorët e Sarandës kundër Parkut Fotovaltaik: Kemi prioritet turizmin, ka probleme pronësie

Gjatë 2 ditëve të dëgjesës publike banorët e Sarandës kanë kundërshtuar ndërtimin e Parkut Fotovoltaik. Shpjegimet e dhëna nga përfaqësuesit e bashkisë për krizën në të cilën ndodhet vendi për shkak të shterimit të burimeve energjitike dhe se panelet diellore janë miqësore me mjedisin, nuk kanë bindur banorët për dobinë e pritshme që mund të sjellin këto panele diellore.

Përfaqësuesi i Shoqatave mjedisore Sofokli Thoma ka shpjeguar hollësisht pse këto panele nuk duhen ndërtuar në atë zonë. Sofokli Thoma ka thënë se zona ku kërkohen të ndërtohen këto panele nuk ka efektivitet, pasi zonën dielli e kap vetëm pas orës 10 të mëngjesit dhe se në zonën e Sarandës ka zona të tjera ku energjia diellore mund të ketë eficensë më të mëdha, duke përmendur Vanën, Vergoin, Bufin dhe Kardhikaqin në Delvinë.

Banorët theksuan gjithashtu se zona e Sarandës ka prioritet turizmin dhe jo prodhimin e energjisë.

Nga ana e banorëve u tha gjithashtu se zona ku planifikohet të ndërtohen panelet diellore ka probleme me pronësinë. Më herët Saranda Web publikoi Kartelën e Pasurisë ku planifikohet ndërtimi i Parkut Fotovoltaik e cila rezulton e bllokuar nën sekuestro konservative.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të dëgjesës publike, e u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web, nga ana e banorëve u kundërshtua me forcë plani për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon