Banorët: “Kë të qajmë më parë, rrugën apo trotuarin?” – VIDEO

Banorët Kë të qajmë më parë rrugën apo trotuarin

Banorët e rrugës “Mit’hat Hoxha” në Sarandë: “Kë të qajmë më parë, rrugën apo trotuarin?”

 

Rruga “Mit’hat Hoxha” në Sarandë vazhdon të jetë burim shqetësimesh të mëdha për banorët dhe përdoruesit e saj. Në një denoncim në Saranda Web, banorët shprehin pakënaqësinë e tyre për gjendjen alarmante të rrugës dhe trotuarit.

 

 

“Asfalti është i mbushur me gropa që dëmtojnë makinat dhe rrezikojnë sigurinë, ndërsa trotuarët janë në gjendje edhe më të keqe, me pllaka të çara dhe pjesë të shkatërruara,” shprehet një banor.

 

Ata shtojnë se situata është bërë e padurueshme, veçanërisht për këmbësorët, që shpesh detyrohen të ecin në rrugë për shkak të trotuarëve të pakalueshëm.

 

“Kë të qajmë më parë, rrugën apo trotuarin? Kjo situatë është një rrezik për ne dhe fëmijët tanë,” thotë një tjetër banor, duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale.

 

Banorët e zonës kërkojnë riparimin e menjëhershëm të infrastrukturës, duke e konsideruar atë një domosdoshmëri për sigurinë dhe cilësinë e jetesës në këtë rrugë kryesore të qytetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon