Banorët largohen nga frika e tërmetit, shqiptari doli natën për të vjedhur – VIDEO

Banorët largohen nga frika e tërmetit, shqiptari doli natën për të vjedhur

Tentoi të grabiste një minibus në Santorini, arrestohet 59-vjeçari shqiptar

 

Një video e siguruar nga portali grek flash.gr ka zbuluar momentet kur një 59-vjeçar shqiptar tentoi të grabiste një minibus në Santorini. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, më 4 shkurt 2025, dhe autori i dyshuar është tashmë në pranga, me çështjen që tashmë i është referuar sistemit të drejtësisë.

 

 

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se 59-vjeçari tentoi të hapte një mikrobus të bardhë, por pasi u vu re nga persona të tjerë, u largua menjëherë nga vendngjarja. Pas arrestimit, autoritetet i sekuestruan një sëpatë, një kaçavidë dhe një shufër metalike, mjete që dyshohet se do të përdoreshin për vjedhje.

Sipas burimeve të Policisë Helenike, arrestimi i tij u krye në kuadër të një operacioni të planifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Policisë së Egjeut Jugor në Thira. Këto masa synojnë të rrisin sigurinë dhe të ndalojnë veprimtaritë kriminale në ishull.

 

Policia Helenike ka konfirmuar se ndaj 59-vjeçarit është ngritur një çështje për vjedhje në tentativë dhe qëndrim të paligjshëm në Greqi. Ai pritet të dalë përpara gjykatës në ditët në vijim.

Please follow and like us:
fb-share-icon