Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Banorët në protestë: Jemi rrëzë burimit dhe s’kemi ujë të pijshëm – VIDEO

50 familje në fshatin Starje të Bashkisë së Kolonjës vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. Ata thanë se janë shtruar tubacionet e reja nga ujësjellësi por problemi nuk është zgjidhur. Uji shkon në çezma i ndotur dhe me orare të kufizuara.

Bënë kanalizimet dhe vendosen sahatet që ti paguajmë detyrimet shtetit, por unë para nuk jap le të vijnë të më fusin në burg se uji nuk është i pijshëm. Ujin për të pirë mbushim nga lagjja përtej lumit. Jemi rrëzë Gramozit dhe e blejmë ujin me lek, uji të qelbur jo ujë të pijshëm. Ai nuk bën as për të gatuar vetëm për të vaditur. Ne jemi rrëzë malit! Na kanë premtuar se do vijë ujë i pijshëm, ne mbushim ujë matanë prej 10 vitesh në këtë situatë. Tërë ditën sot kam mbushur me krahë. unë jam vete i teti dhe vete mbush me krahë”.

Ndërsa kryeplaku pretendon se janë bërë analizat dhe ka rezultuar i papijshëm.

“E duam ujë të mirë në tubacione. Analizat janë bërë dhe dilte i papijshëm”.

Këta banorë të lagjes së Sipërme të Starjes bëjnë çdo ditë 30 minuta rrugë në këmbë për në burimin ku mbushin ujë të pijshëm. I kontaktuar nga Report Tv kryetari i Bashkisë, Erion Isai tha se “po zbatojmë projektin për ujësjellësin”, duke mos dhënë më shumë shpjegime për ankesat e banorëve.

VIDEO https://youtu.be/is9sW1UG_Fc

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial