Banorët në rrugën Lëkurs – Kanali i Çukës: Firma ndërtuese na dëmtoi lulishten

Me një fond prej 228 milionë lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit rikonstruksioni i rrugës Lëkurs-Sarandë duhet të përfundonte në shkurt. Siç shihet në pamjet, punimet kanë mbetur përgjysmë dhe në kantier nuk gjendet asnjë punëtor apo mjet i kompanisë.

Një segment i rrugës kalon në mes të lagjes nr. 1 të qytetit të bregdetar. Banorët ankohen se kompania kompania ndërtuese “Eurokos holding shpk”  jo vetëm ka zvarritur punimet por ka dëmtuar hapësirën e gjelbër mes pallateve.

“Këtu janë 20 fëmijë që lozin mes të tubave të korentit. S’kanë vënë një kazan për plehra në lagjen tonë, të gjitha këto rreth e rrotull pallatet e bashkisë janë por s’bën asgjë! Vetëm për vota na duan ne? 20 fëmijë që luajnë në mes të korenteve? Ku jetojnë të mëdhenjtë, deputetët kanë bërë kënde lojërash”, tha një banor.

“Janë 80 familje këtu rreth e rrotull. Jam banore e lagjes këtu siç e kishim të shtruar e duam, meqënëse nuk e bëjnë dot më mirë, ta bëjnë siç e kishim se tani me punimet e rrugës çdo gjë është shkatërruar. Flasim me këta zotërinjtë e rrugës dhe na thonë nuk është fondi jonë, duhet ta bëjë bashkia. 20 fëmijë poshtë pallatit lozin çdo ditë në mes të dheut”, tha një tjetër

“Këtu ka qenë e shtruar ka qenë me bar shiheni si e kanë bërë. Kanë sjellë dhe të kuq ne në dimër kemi blerë çizme këtu se bëhet baltë”, shtoi një nga banorët.

“Disa banorë e kanë shtruar me xhepin e tyre, ndërsa ne kërkojmë ta rregullojë bashkia se këto pallate të bashkisë janë, na janë kalbur dollapët nga lagështia”.

“Ne jemi keq me të tëra anët stola për tu ulur, urbanë për fëmijët të shkojnë në shkolla. Këta me skrepët e prishën sheshin para pallati, i kanë lënë kështu…Ata thanë se do e mbarojnë por kur do e mbarojnë?”, tha banori.

Punimet e nisura në nëntor 2020, sipas projektit duhet të përfundonin në nëntor 2021. Për shkak të problemeve me shpronësimet, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i kishte shtyrë me 3 muaj, por as ky afat nuk u respektua!

VIDEO në youtube https://youtu.be/F8bCfhjRvhc

Please follow and like us:
fb-share-icon