Duket se Basha nuk e ka njohur vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga kreu i Partisë Demokratike.
Ditën e sotme ai është takuar me ish kryetarin e Partisë Demokratike Dega Delvinë Hari Imeri. Pas takimit Hari Imeri shkruan:
Sot pata kënaqësinë të prisja spontanisht mes miqsh demokratësh delvinjot, në një kafe të qytetit të Delvinës z.Basha. Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës tonë, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike me një rezultat historikë në këto 32 vite tranzicion. Z.Basha shprehu gadishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale. Demokratët e Delvinës kanë qënë dhe kanë ditur të jenë shembull në raportet apo marrdhëniet me njëri-tjerin, përtej mendimeve ndryshe. Zoti i bekoftë demokratët, Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë.
Nga takimet që Basha ka filluar të zhvillojë me mbështetës të tij dhe premtimet që jep, duket qartë se Basha nuk e ka njohur vendimin e tij për dorëheqje, dhe se po mendon përsëri rikthimin në PD nëse Gjykata vendos mosnjohje të Rithemelimit ose krijimin e ndonjë force të re politike.