Bashkia Himarë ka nxjerrë një njoftim të pazakontë, ku banorët urdhërohet të mos fillojnë vjeljen e ullirit përpara datës 15 nëntor.
Në këtë njoftim bëhet e ditur edhe se në rast se kapet ndonjë banor duke vjelur apo grumbulluar ullinj përpara datës së përcaktuar nga Bashkia Himarë, do të gjobiten.
Bashkia Himarë bën të ditur gjithashtu se nga ky urdhër përjashtohen ullinjtë e hollë, të cilët janë pjekur dhe nxirë, por nuk saktësohet nëse banorët mund të grumbullojnë ata ullinj të cilët mund të kenë rënë nga degët në shesh.
Please follow and like us: