Bashkia Sarandë merr vlerësim negativ në programet sociale dhe barazisë gjinore
Pas një monitorimi që është kryer në Bashkinë Sarandë për respektimin e barazisë gjinore, rezulton se Bashkia Sarandë ka marrë një vlerësim negativ.
Në bazë të këtij monitorimi rezolton se Bashkia Sarandë ka të shkruara 36 programe buxhetore, por objektiva te ndjeshme gjinore aplikohen në vetëm 5 nga këto 36 programe buxhetore.
Një tjetër pikë ku bashkia Sarandë vlerësohet negativisht është mbështetja për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Pavarësisht se në territorin e kësaj bashkie një pjesë e madhe e popullsisë jetojnë nga sektori i bujqësisë, Bashkia Sarandë nuk ofron grante për bujqesinë dhe zhvillimin rural.
Gjithashtu, Bashkia Sarandë nuk mbeshtet politika të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale për gratë, grate ne zonat rurale, vajzat viktima të dhunës familjare. Bashkia Sarandë nuk ka marrë masa te karakterit adminstrativ dhe social në drejtim të grave shtatatzëna dhe nënave të reja, thuhet në raportin e monitorimit.
Ky vlerësim vjen pas një tjetër vlerësimi shumë negativ që Bashkia Sarandë kishte marrë për transparencën, ku Bashkia Sarandë ishte vlerësuar e fundit ndër 61 bashkitë në nivel kombëtar. https://sarandaweb.net/bashkia-sarande-u-vleresua-me-0-per-transparencen-kordinatori-per-informim-ka-3-vjet-ne-pension/