SARANDA NEWS

spot_img

Bashkia Sarandë: Në Ksamil na dëmtuan skenën e koncertit, por ne do ecim përpara

Bashkia Sarandë ka reaguar nëpërmjet faqes në facebook për një veprim, të cilin Bashkia Sarandë e konsideron të papranueshëm dhe gjest të shëmtuar.

STATUSI NË FACEBOOK

E PAPRANUESHME!🚫⛔️‼️

Gjatë natës ka ndodhur një gjest i shëmtuar në Ksamil, ku është dëmtuar skena e koncerteve të verës.
Bashkia Sarandë organizohet dhe konkretizon pasurimin e ofertës turistike me evente artistike, për Sarandën dhe Ksamilin, ndërsa individë të papërgjegjshëm, kryejnë akte rrugaçërore, për ta privuar Ksamilin, ksamiliotin dhe pushuesin e kësaj vere atje, nga kontakti me artin dhe njerëzit e skenës.
Është shumë dëshpëruese, që ka njerëz të tillë, me qëllime të mbrapshta, të cilët nuk duhet të mbeten anonimë, e pa u ndëshkuar, duke marrë së pari dënimin nga komuniteti qytetar, e pa diskutim edhe nga forca e ligjit!
Pavarësisht pengesave të tilla, ne do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur, për më të mirën e banorëve të Ksamilit e Sarandës, por edhe në shërbim të turistëve të shumtë, të cilët zgjedhin brigjet tona për të pushuar e argëtuar✅ – përfundon statusi në fb i bashkisë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial