Bashkia Sarandë pagoi 25 milionë lekë për zbukurimin dhe fishekzjarret e Vitit të Ri

25 milionë lekë të vjetra u kushtoi qytetarëve të Sarandës zbukurimi dhe fishekzjarret e Vitit të Ri.

Më konkretisht, Bashkia Sarandë pagoi 19 milionë e 192 mijë lekë për dekorimin e qytetit. Tenderi për dekorimin e qytetit nga Open Procurement Albania është vlerësuar me Flamur të Kuq me përshkrimin “Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit”.

Ndërsa për “Blerje fishekzjarre” Bashkia Sarandë ka shpenzuar 5 milionë e 880 mijë lekë të vjetra, që e çojnë shumën e shpenzuar vetëm për zbukurimin dhe fizekzjarret e Vitit të Ri në 25 milionë lekë tjetra ose rreth 25 mijë euro.

Please follow and like us:
fb-share-icon