Bashkia Sarandë zhvillon sot tenderin e plehrave: 855 milionë lekë në vit për pastrimin

Ditën e sotme zhvillohet në Bashkinë Sarandë tenderi më i madh dhe më fitimprurës: Tenderi i plehrave.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur fondi limit për pastrimin ishte 680 milionë lekë të vjetra në vit, këtë herë fondi i plehrave është 855 milionë lekë të vjetra dhe fituesi i tenderit do të ketë kontratë 3-vjeçare.

Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: Marrëveshje kuadër me kohëzgjatje 36 muaj: “Pastrimi dhe largimi i mbetjeve urbane”.

  1. Fondi limit i Marrëveshjes kuadër për 36 muaj/Vlera e pritshme e kontratës/kontratave është: 213
    750 000 lekë pa TVSH ose 1 790 500, 92 Euro.
  • Financimi për çdo vit buxhetor është 71 250 000 lekë pa TVSH ose 596 833.64 Euro.
  1. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 36 muaj.
  2. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: Ora: 26/09/2022, ora 10:00
Please follow and like us:
fb-share-icon