Belinda Balluku: Ndërtesat pa leje do të konfiskohen

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë publik një akt të ri të miratuar ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që ka të bëjë me konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

VKM e titulluar “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi” u bë publik ditën e sotme, ndërsa në ditët në vijim priten komunikime të tjera publike që do të ndihmojnë qytetarët të kuptojnë situatën.

Balluku deklaroi se sipas kësaj VKM-je, ndërtesat pa leje do të konfiskohen për përdorim publik dhe do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projekte publike. Gjithashtu do të përdorën si fonde për të shpronësuar qytetarët që gjithashtu preken nga projektet publike.

Balluku: Në aktet që janë miratuar sot, vlen të bëhet publik një akt i rëndësishëm. Akti ka të bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje në Shqipëri ose siç ka të bëjë me një trend të ndërtimit të shtesave mbi lejen e dhënë.

Ky lloj trendi ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja ka 7 kate i bëjmë dhe tre kate për t’i legalizuar më pak. Kjo nuk do të lejohet më.

Të gjitha këto ndërtesa të cilat kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen si kompensim qytetarëve që preken nga projektet  publike. I gjithë ky proces është një proces i gjatë i bazuar në ligj, që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që të shkelin ligjin.

Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen ose çdo ndërtesë të ndërtuar pa leje do te këtë edhe një investigim për institucionet që kanë pasur për detyrë kontrollin e territorit. Nuk do të ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje. Gjithçka që është ndërtuar pa leje do të kalojë në përfitim të popullit.

Ministrja shtoi se nuk do të ketë tolerancë për të gjithë ndërtuesit që kanë ndërtuar pa leje.

Please follow and like us:
fb-share-icon