Belinda Balluku: Nga tetori, enët dhe rrobat do i lani vetëm 2 herë në javë

Pas vendimit të qeverisë për të dalë me një paketë masash për kursimin e energjisë elektrike në muajt e dimrit, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka publikuar detaje nga plani që pritet të vihet në zbatim, në javët në vijim.

Me ministrinë dhe Operatorin e Shpërndarjes që kanë rënë dakord të aplikojnë  fashën 800 KW/ orë që prej datës 1 tetor, Balluku në një videoprezantim të paketës, ka publikuar edhe një tabelë ku tregohen aktivitetet familjare, për të cilat një abonent duhet të konsumojë sasinë e përcaktuar.

E përkthyer në shifra konkrete, tabela parashikon që një familje shqiptare duke nisur nga tetori, duhet të vendosë në punë jo më shumë se 8 lavatriçe në muaj.

E njëjta gjë edhe për procesin e larjes së enëve, që duhet të ndodh dy herë në javë, pra në total 8 herë brenda muajit, në mënyrë që të mos tejkalohet kuota deri në 800 kWh.

Në tabelë gjithashtu tregohet sesa duhet të harxhojnë pajisjet e tjera elektro-shtëpiake.

Please follow and like us:
fb-share-icon