Sali Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeaj sipas së cilit po nxit përçarjen, teksa tha se disa degë kanë shfaqur problematike, që do të zgjidhen.
“Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë, telefoni i Enkelejdit marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengon këtë proces, shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuar në degë të caktuara do të merren masa që të korrigjohen, pra mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë.
Problematika ka pasur në Lushnje, një problem që do zgjidhet sepse para fillimit të fushatës kanë bërë një ujdi që kanë funksionuar për fushatën, por tani vota dhe vetëm vota. Unë dhashë një shembull, mund të ketë edhe në segmente të caktuara, ku që procesi Lefter Gështenja, kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë dakord, por nuk e hedhin poshtë, është rënë dakord që të shërbejnë një e nga një dhe ku të gjenden parregullsi të korrigjiohen”, tha Berisha.