Besimtarët myslimanë në Sarandë falin Namazin e Kurban Bajramit. Qindra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në xhaminë e Sarandës për të falur namazin e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Atmosfera u karakterizua nga qetësia, besimi dhe urimet mes familjarëve e qytetarëve që morën pjesë në ceremoninë fetare.
Për shkak se Myftiu i Sarandës, Bledar Mullai, ndodhet në Mekë për kryerjen e ritualit të Haxhit, falja e namazit u drejtua nga Banart Pajollari.
Në fjalën e tij para besimtarëve, ai përcolli mesazhe paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe vëllazërie mes njerëzve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe respektit reciprok në shoqëri.
Pas përfundimit të faljes, besimtarët shkëmbyen urime për më shumë begati, shëndet dhe paqe në familjet e tyre, ndërsa festa vijon të kremtohet edhe në ambiente familjare. Saranda Web








