Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë – evakuohen banorët

Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë të Bashkisë Finiq – evakuohen banorët, në ndihmë edhe një helikopter

Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë të Bashkisë Finiq – evakuohen banorët, në ndihmë edhe një helikopter

 

Zjarre të fuqishme kanë përfshirë që dje pasdite zonat e Dhivrit, Shën Ndresë dhe Cerkovicës, në Bashkinë e Finiqit. Përhapja e flakëve, ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta, ka rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve.

 

 

Autoritetet vendore kanë ndërhyrë menjëherë duke evakuuar disa familje nga zonat më të rrezikuara, ndërsa strukturat zjarrfikëse nga Saranda dhe Finiqi, të mbështetura nga forcat e ushtrisë, po luftojnë për të vënë situatën nën kontroll.

 

Në ndihmë ka mbërritur edhe një helikopter nga Emergjencat Civile, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të shuar vatrat më të pakontrollueshme në terrene të paarritshme me mjete tokësore.

 

 

Situata mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e strukturave të emergjencës.

 

Saranda Web do të vijojë të raportojë në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon