Sarandë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj te diele.
Sofia Adhami, 72 vjeç, banore e lagjes nr. 2 në Sarandë dyshohet të ketë rënë nga ballkoni i baneses së saj në katin e katërt, ku ajo jetonte së bashku me të birin i cili për momentin nuk ndodhej atje pasi ishte në punë.
Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës ku bluzat e bardha kanë deklaruar vdekjen e saj.
Hetimet vazhdojnë.
Please follow and like us: