Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë. Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka deklaruar se Saranda po i rikthehet gradualisht normalitetit pas stuhisë së fortë që goditi qytetin.

Përmes një reagimi publik, Çuçi u shpreh se puna në terren ka vijuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve, largimin e dëmtimeve dhe rikthimin e situatës në normalitet, duke vlerësuar angazhimin e strukturave të Bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse.
Sipas tij, strukturat lokale do të vijojnë të jenë në terren deri në kapërcimin e plotë të situatës së krijuar nga moti i keq, për të garantuar normalizimin e jetës në qytet.
“Në momente të vështira jemi gjithmonë bashkë”, theksoi Çuçi në mesazhin e tij, duke shprehur mbështetje për punën që po zhvillohet në Sarandë pas pasojave të stuhisë. Saranda Web








