Prej disa ditësh në projetin e quajtur rivitalizimi i qendrës së Sarandës nuk punohet. Në kantier nuk ka asnjë punëtor, ndërsa mjetet janë lënë në rrugë.
Kjo situatë ka shkaktuar edhe kaos në qarkullimin e automjeteve, kalimtarëve dhe punët e bizneseve. Deri tani, as nga firma dhe as nga bashkia Sarandë, nuk ka asnjë njoftim për shkakun e ndërprerjes së punimeve dhe nëse punimet do të vazhdojnë më tej apo jo.
Please follow and like us: