Braktisi foshnjën e porsalindur, vendoset nën hetim 20-vjeçarja, e pësojnë dhe shoqet e saj (EMRI)

Braktisi foshnjën e porsalindur, vendoset nën hetim 20-vjeçarja, e pësojnë dhe shoqet e saj (EMRI)

 

Një 20-vjeçare nga Indonezia, e identifikuar si Ayu Putri, ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur në një banesë me qira në Tiranë ku jetonte së bashku me shoqet e veta.

Ayu Putri kishte ardhur në Shqipëri prej 4 muajsh, bashkë me shoqet e tjera. Burime  kanë bërë me dije se vajzat e reja punonin pastruese nëpër lokale në kryeqytet. Në kohën që ka ardhur nga Indonezia ka qenë 5 muajshe shtatzëne, dhe ditët e fundit e kanë kapur kriza të stresit dhe pas lindjes, e ka braktisur fëmijën në banesë.

Vajzat e tjera kanë njoftuar pronarin e shtëpisë dhe më pas policinë. Pasi është marrë foshnja, është dërguar në spital dhe fatmirësisht gëzon shëndet të plotë. Për shkak të gjendjes së fëmijës, që është mirë, për nënën që e braktisi, nisi vetëm hetim në gjendje të lirë. Gjithashu nën hetim janë vendosur dhe shoqet e saj, A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe.

Please follow and like us:
fb-share-icon