Thursday, April 25, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Burri shkon i shqetësuar në Polici: Më ka ikur gruaja nga shtëpia dhe nuk u kthye më

Një 37-vjeçare nga Vlora është zhdukur pa lënë gjurmë. Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili ka bërë denoncimin polici për largimin e gruas nga shtëpia.

Pasi nuk ka mundur që të kontaktojë me të, burri ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se e reja ishte larguar nga banesa dhe nuk ioshte kthyer më. Ndërkohë uniformat blu të qytetit bregdetar po punojnë për  gjetjen e 37-vjeçares.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi K. T., 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja  M. T., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial