Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Burri vret me çekiç bashkëshorten dhe vajzën 16-vjeçare, plagos rëndë të birin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë ka goditur me çekiç në gjumë dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten dhe më pas ka tentuar t’i verë flakën vetes.

Janë këto dëshmitë e para të ngjarjes tragjike, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një vilë në Samarate, në provincën e Vareses. Alessandro Maja, 57 vjeç, ka vrarë gruan Stefania Pivetta 56 dhe vajzën Giulia 16 vjeç me çekiç. I plagosur rëndë është djali i madh Nicolo, 23 vjeç, që fatmirësisht ka mbijetuar dhe është dërguar në spital në gjendje të rënda. Policia ka ndaluar burrin.
Të dy fëmijët janë sulmuar teksa ishin në shtrat, në dhomën e tyre të gjumit, ndërsa bashkëshortja ishte në divan. Ata që kanë dhënë alarmin kanë qenë fqinjët, që kanë dëgjuar ulërimat që vinin nga shtëpia.

Alessandro Maja ka tentuar të vrasë veten pasi ka sulmuar me çekiç familjarët e tij të cilët flinin. Ai është shtruar në spital nga plagët e marra, por mjekët thonë që është jashtë rrezikut për jetën. Në vilën ku ka ndodhur tragjedia policia po përpiqet të ndërtojë skenën e krimit të dyfishtë. Në orët në vijim hetuesit do të marrin në pyetje miq dhe familjarë të çiftit dhe të dy fëmijëve.

Një rizgjim i tmerrshëm për qytetin, një tragjedi. Askush nuk e kishte imagjinuar që ata kishin probleme. Shpresojmë vetëm që djali të shpëtojë’. Kështu e komenton tragjedinë kryebashkiaku i Samarate, Enrico Puricelli.
‘Fëmijët, Nicolo dhe Giulia, bënin një jetë të qetë’ thotë Puricelli. Maja ishte një arkitekt, ndërsa bashkëshortja e tij një shtëpiake. Çifti e kishte blerë vilën në 1999, pasi ishin transferuar nga Milano. Nuk rezulton asnjë episod dhunë në të shkuarën’ thotë i pari i qytetit.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial