Busti i mësuesit dëshmor Bido Sejko vendoset në Gjimnazin e Konispolit me rastin e 65-vjetorit

Busti i mësuesit dëshmor Bido Sejko vendoset në Gjimnazin e Konispolit me rastin e 65-vjetorit

 

Në kuadër të 65-vjetorit të themelimit, Gjimnazi “Bido Sejko” në Konispol organizoi një ceremoni të veçantë për përurimin e bustit të mësuesit dëshmor Bido Sejko, figura emblematike nga e cila shkolla mban emrin.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës dhe ish-nxënës dhe ish-mësues të kësaj shkolle deputetja Anila Denaj, si dhe kryetari i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, të cilët nderuan me praninë e tyre këtë përvjetor historik.

 

Ceremonia përfshiu disa momente të rëndësishme, duke nisur me fjalë përshëndetëse nga përfaqësues të arsimit, autoritete të pushtetit lokal dhe ish-mësues të shkollës. Në vijim, u mbajtën kumtesa për jetën dhe kontributin e Bido Sejkos si mësues dhe dëshmor, si dhe një prezantim mbi historinë dhe rrugëtimin 65-vjeçar të shkollës.

 

 

Atmosfera u gjallërua nga një koncert artistik nga nxënësit e shkollës, ndërsa në ambientet e saj u organizua edhe një ekspozitë me punimet e piktorit Pëllumb Beqiri.

Në përfundim, pjesëmarrësit u nderuan me certifikata falënderimi për kontributin e tyre, ndërsa ceremonia u mbyll me një vizitë në ambientet e shkollës, duke nxjerrë në pah vlerat historike dhe edukative të këtij institucioni me traditë.

 

Ky aktivitet përforcoi jo vetëm kujtesën e kontributit të mësuesit dëshmor Bido Sejko, por edhe rëndësinë e shkollës si një qendër e edukimit dhe trashëgimisë kulturore në Konispol.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon