BUTRINTI, Auron Tare: Në SHBA po verifikohet nëse AADF ka shkelur ligjet

Studiuesi Auron Tare në një bisedë në Euronews Albania thotë se një kompani e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po verifikon nëse Fondi Shqiptaro-Amerikan ka shkelur ligjet federale të vendit, lidhur me marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Në SHBA kanë filluar lëvizjet. Është kontaktuarnjë kompani shumë e rëndësishme izraelito-amerikane që merret me këto çështje,  për të parë nëse Fondi Shqiptaro-amerikan ka shkelur ligjet federale dhe se si mund të atakohet më pas në gjykatën amerikane”, u shpreh ai.

Sipas Tares, fakti që Butrinti do të menaxhohet nga një palë e tretë, tregon se shteti shqiptar nuk është i aftë.

Pak ditë më parë, Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim (AADF) ka reaguar sa i takon çështjes së Butrintit.

Fondacioni është shprehur se qëllimi kryesor është ruajtja, promovimi dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. EURONEWS.AL

Please follow and like us:
fb-share-icon