Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO

Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes Butrinti Sarandë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Shkumbinit në Peqin, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 dhe duke u ngjitur në vendin e parë në Kategorinë e Dytë, Grupi B.

Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes 

Butrinti i Sarandës ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Shkumbinit në Peqin, duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 dhe duke u ngjitur në vendin e parë në Kategorinë e Dytë, Grupi B.

 

 

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Shkumbini” nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që Pjesën e Parë treguan kujdes në fazën mbrojtëse gjatë pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola, 0-0. Megjithatë, në startin e Pjesës së Dytë, ishte Butrinti që goditi menjëherë, teksa Avduli zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Saranda.

 

 

Pas golit të parë, Butrinti administroi mirë lojën dhe kërkoi të godiste sërish në kundërsulm, ndërsa vendasit tentuan të reagojnë. Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 82-të, kur Mario Mërkuri vulosi fitoren me golin e dytë, duke i dhënë qetësi ekipit të tij në minutat e fundit.

 

 

Situata u rëndua edhe më shumë për vendasit në minutën e 84-t, kur Sula u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Shkumbinin me 10 lojtarë. Në këto kushte, administrimi i rezultatit për Butrintin u bë edhe më i lehtë deri në vërshëllimën përfundimtare.

 

Me këtë fitore, Butrinti konfirmon formën shumë të mirë dhe merr kryesimin e renditjes, duke dhënë një sinjal të fortë për vazhdimin e kampionatit.

Ndeshja është transmetuar drejtpërdrejt nga Saranda Web, duke sjellë për ndjekësit emocionet e këtij suksesi të rëndësishëm për ekipin sarandiot.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon