Butrinti mposhtet nga Oriku, Delvina merr një barazim me shumë gola ndaj Devollit

Butrinti oriku delvina

Butrinti mposhtet nga Oriku, Delvina merr një barazim me shumë gola ndaj Devollit

 

Skuadra e Butrintit nuk ia doli të marrë pikë në transfertën ndaj Orikut, duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 39-të të pjesës së parë, duke vulosur fatin e takimit.

Ndërkohë, Delvina arriti të sigurojë një barazim spektakolar 2-2 në transfertë ndaj Devollit. Të katër golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë, me Delvinën që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Jushit dhe Bustamentes.

 

 

Pas këtyre takimeve Butrinti ndodhet në vendin e 5-të me 23 pikë, ndërsa Delvina në vendin e 6-të me 17 pikë. 

Të dyja skuadrat e jugut vijojnë përpjekjet e tyre në kampionat, me synimin për rezultate më pozitive në ndeshjet e ardhshme.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon