Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Butrinti mposhtet nga Oriku, Delvina merr një barazim me shumë gola ndaj...

Butrinti mposhtet nga Oriku, Delvina merr një barazim me shumë gola ndaj Devollit

Butrinti mposhtet nga Oriku, Delvina merr një barazim me shumë gola ndaj Devollit

 

Skuadra e Butrintit nuk ia doli të marrë pikë në transfertën ndaj Orikut, duke u mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 39-të të pjesës së parë, duke vulosur fatin e takimit.

Ndërkohë, Delvina arriti të sigurojë një barazim spektakolar 2-2 në transfertë ndaj Devollit. Të katër golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë, me Delvinën që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Jushit dhe Bustamentes.

 

 

Pas këtyre takimeve Butrinti ndodhet në vendin e 5-të me 23 pikë, ndërsa Delvina në vendin e 6-të me 17 pikë. 

Të dyja skuadrat e jugut vijojnë përpjekjet e tyre në kampionat, me synimin për rezultate më pozitive në ndeshjet e ardhshme.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial