BUTRINTI PËRMBYS DHE FITON NDAJ KELCYRËS 2-1 – LIVE NGA SARANDA WEB
Butrinti ka marrë një fitore me shumë vlerë para tifozëve të vet në stadiumin “Andon Lapa”, duke përmbysur Kelcyrën me rezultatin 2-1 në një ndeshje dramatike. Takimi u transmetua drejtpërdrejt nga Saranda Web, duke sjellë çdo emocion për publikun e Sarandës dhe më gjerë.

Butrinti: Ndreca, Gjata, S.Çulli, Basha, Ekango, Pius, Avduli, Silva (Kamilo 71), Palasio (F.Çulli 71), Dzilah (Bashka 87), Kolonja (Ibrahim 87)
Trajner:Artan Meçani
Këlcyra: Palomekue, Spahiu (Sulejmani 84), Meta, Kaisedo, Sinani, K.Fofana, Teka, Punavija (Dori 71), I. Fofana, Ismailaj (Shehu 53), Jakubu
Trajner:Robert Spahiu
Gjyqtarë: Johan Kusta, Aurel Topi (Fier), Endri Fejzullah (Patos), Hekuran Arapi (Fier)
Delegat: Maksim Tegu (Fier) Vëzhgues: Krenar Peçi(Delvinë)
Pjesa e Parë – Goditja e parë e miqve dhe reagimi i Butrintit
Kelcyra befasoi e para në minutën e 28’, kur L. Ismailaj shfrytëzoi një hapësirë në mbrojtjen vendase dhe shënoi për 0-1.
Butrinti nuk u dorëzua dhe reagoi me forcë. Në minutën e 41’, pas një pas një 11-metërshi, M. Dzilah gjeti rrugën e rrjetës, duke barazuar rezultatin në 1-1 dhe duke rikthyer entuziazmin në tribunë.
Pjesa e Dytë – Përmbysja me Cordoba Palacios
Vetëm pesë minuta pas rinisjes, në minutën e 50’, protagonisti kryesor i takimit, A. Cordoba Palacios, realizoi golin e dytë për Butrintin, duke përmbysur sfidën në 2-1.
Pas golit, loja u tensionua me disa kartona të verdhë, por Butrinti administroi me maturi avantazhin deri në fund.
Autorët e Golave
28’ Kelcyra L. Ismailaj
41’ Butrinti M. Dzilah
50’ Butrinti A. Cordoba Palacios
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









