Butrinti shkërmoq Devollin 4-0 / VIDEO e takimit dhe Golat

butrinti devolli 4 - 0 Onuh

Butrinti shkërmoq Devollin 4-0 / VIDEO e takimit dhe Golat

Golat: Palacio 3′, 5′, 47′, Onuh 90+2′

Kartonë të verdhë: Bocaj 33′ / Topllari 38′, Staro 68′

 

 

Formacionet:

Butrinti: Moreno, Caushllari, Jugu (Çulli 65′), Basha, Bocaj, Zymeri, Ayala, Gjata (Beshiri 55′), Vasiliu, Martins (Onuh 59′), Palacio Trajner: Adriatik Faslliu

Devolli: Agudelo, Çuko (Çiço 88′), Pere (Dalipi 57′), Kapllani, Alzate, Torollari, Nalbati, Staro (Gjyli 88′), Lipo, Ago, Topllari (Burimi 77′) Trajner: Trifon Meraku

Gjyqtarë: Gerard Çokaj, Devis Përndreca, Renis Vukaj (Lezhë), Kristi Hoxha (Gjirokastër) Delegat: Shkëlqim Ali (Delvinë) Vëzhgues: Krenar Peçi (Delvinë)

 

 

 

Butrinti shkërmoq Devollin në stadiumin “Andon Lapa” me një paraqitje dominuese dhe rezultat bindës 4-0. Një nisje vrullshme e vendasve e pa Palacion të shënonte dy gola në minutat 3 dhe 5, duke e vënë në vështirësi skuadrën mike.

Devolli u mundua të reagonte, por tre harkime të Torollarit u neutralizuan nga mbrojtësi Basha. Butrinti vijoi sulmet, por sulmuesit gabuan disa herë para portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të Butrintit.

 

 

Në pjesën e dytë, Palacio shënoi golin e tij të tretë dhe të skuadrës në minutën e 47-të pas një krosimi të Ayalës. Devolli pati dy raste me anë të Nalbatit dhe Topllarit, por portieri Moreno u tregua i saktë. Në minutat e fundit, Butrinti dominoi lojën dhe në minutën e 90+2, Onuh shënoi golin e katërt, duke vulosur fitoren.

 

Me këtë fitore, Butrinti ngushton diferencën me Devollin në vetëm një pikë, ndërsa skuadra mike vjen pas një fitoreje ndaj Turbinës, por dështon në Sarandë me një disfatë të thellë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon